Qendra për Hapje dhe Dialog në Tiranë prezanton dy këndvështrime mbi Japoninë, përmes artit grafik të pasluftës dhe mjedisit të ndërtuar.
Dy ekspozita kushtuar artit dhe arkitekturës japoneze vijojnë të jenë të hapura në COD, pranë Kryeministrisë, deri më 11 nëntor 2026. Të çelura më 16 tetor, ato mund të vizitohen në orarin e njoftuar 09:30–14:00.
“Contemporary Japanese Print 1946–1993” ndjek zhvillimin e grafikës japoneze pas Luftës së Dytë Botërore. Përzgjedhja e veprave pasqyron eksperimentimin dhe kërkimet artistike përgjatë dekadave që përfshin ekspozita.
“Built Environment: An Alternative Guide to Japan” e zhvendos vëmendjen te arkitektura, peizazhi dhe marrëdhënia e hapësirave të ndërtuara me natyrën e jetën e përditshme.
Programi realizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Shqipëri dhe Institutin Japonez të Kulturës në Romë, në kuadër të Javës Kulturore Japoneze.






Komentet